TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar nisjen e stërvitjes më të madhe ushtarake ushtarake në gati 40 vjet duke filluar të martën në Siberinë lindore.
Në një konferencë për shtyp ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tregoi se pesë ditët e manovrave ushtarake do të përfshijnë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake.
Sergei deklaroi se stërvitjet janë më të mëdhatë që nga viti 1981, kur Bashkimi Sovjetik ishte ende në Luftën e Ftohtë me Shtetet e Bashkuara.
Sipas autoriteteve ushtarake ruse kjo stërvitje e njohur me kodin Vostok-2018, është thjeshtë aktivitet mbrojtës.
“Manovrat nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera dhe janë në përputhje me doktrinën tonë ushtarake, e cila është mbrojtëse në natyrën e saj”, u shpreh Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë.
Manovrat ushtarake po bëhen në një kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë akuzat për ndikimin rus në çështjet perëndimore dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri.
TPZ.AL