BOTA, 5 Shtator 2018, 14:13

Helmimi i Skripal, zbulohen 2 autorët, udhëtuan nga Rusia në Britani me...

Helmimi i Skripal, zbulohen 2 autorët, udhëtuan nga Rusia në

Autoritetet britanike kanë zbuluar autorët që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal së bashku me vajzën në Britaninë e Madhe.

“Ekzistojnë prova të mjaftueshme për të akuzuar Alexander Petrovin dhe Ruslan Boshirovin për sulmin në Sallsbëri”, thanë autoritetet britanike.

Për helmimin e Skripal dhe vajzës së tij u përdor agjent nervor Noviçok në muajin mars të këtij viti.

Në mediat britanike janë publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve dhe thanë se do të kërkojnë urdhër-arrest evropian dhe jo ekstradim, pasi Kushtetuta e Rusisë nuk lejon ekstradimin e shtetasve të vet.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme ruse tha se emrat dhe fotografitë e dy burrave “nuk do të thonë asgjë për Moskën”.

Rusia e ka mohuar përfshirjen në helmimin e Skripalëve, madje kjo çështje u bë shumë shpjet shkak për përplasjen mes dy vende që u finalizua me dëbim të diplomatëve rusë./TPZ/