TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tragjedisë së Genovas në Itali, janë zbuluar 30 emrat e fajtorëve që kanë lidhje të drejtë-për drejtë me rrëzimin e urës. Kjo gjë bëhet e ditur nga Guardia Di Finanza nëpërmjet një dokumenti të bërë publik. Dokumenti është dërguar në prokurori për procedura të mëtejshme. Kujtojmë për lexuesit e TPZ se ura e Genovas u rrëzua më 14 gusht, duke shkaktuar më shumë se 40 viktima midis tyre edhe shqiptar.
Bëhet fjalë për drejtues të grupit Atlantia që kishte si detyrë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës si dhe përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve. Deri më tani asnjë nga emrat në listë nuk është hetuar, ndërsa akuzat do të klasifikohen nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme.
Në listën e GDF-së ‘fajtorë’ janë drejtues, zyrtarë, menaxherë dhe teknikë. Të gjithë zyrtarët që në vitet e fundit, janë përfshirë në dokumente, e-mailet dhe komunikimet e gjurmuara, thuhet se kanë qenë të vetëdijshëm për gjendjen e autostradës A10.
Ndër emrat më të rëndësishëm, shkruan ‘Corriere’ dhe ‘Repubblica’, janë administratori i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror, Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.
Ndërkohë mes emrave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve është ai i Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti, drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve. Kujtojmë se tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.