BOTA, 4 Shtator 2018, 11:51

Masakër në Afrikë, vriten 90 elefantë, ja arsyeja

Masakër në Afrikë, vriten 90 elefantë, ja arsyeja

Afrikanët nuk kursejnë as jetën e elefantëve për të përfituar para nga shitja e brirëve, raportohet se janë gjetur mbi 90 elefantë të therur në në Botsvana duke e bërë shkallën e vdekjeve nga gjuetia më të madhen të parë në Afrikë.

Vetëm pak javë më para autoritetet afrikane nëpërmjet fluturimit me aeroplan zbuluan 87 elefantë të vrarë për brirët, po ashtu edhe 5 rinocerontë të helmuar

‘Shkalla e gjuetisë së elefantit është deri tani më e madhja që kam parë ose lexuar kudo në Afrikë deri më sot’, tha Dr Mike Chase nga Elefantët pa Kufij, për BBC.

Ekologu i konservimit tha se kishte regjistruar dyfishin e numrit të elefantëve të vrarë më shumë se kudo tjetër në Afrikë kur krahasohet me shifrat nga Regjistrimi i Elefantit të Madh të vitit 2015.

Ky regjistrim vlerësoi se një e treta e elefantëve të Afrikës janë vrarë gjatë dekadës së fundit dhe 60 për qind e elefantëve të Tanzanisë kanë humbur në pesë vjet.