AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 13:03

"Nuk e verifikonim dot”, ish-deputeti Balliu i përgjigjet Ramës për Valdrin Pjetrin: Po opozita si e bëri?

"Nuk e verifikonim dot”, ish-deputeti Balliu i përgjigjet


Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu reagon pas deklaratës së dhënë nga kryeministri Rama për rastin e Valdrin Pjetrit, që teksa tha se ai nuk është kriminel, pranoi se nuk mund të verifikonin dot të dhënat e të shkuarës së tij.

“Se verifikonim dot thotë Edvin HAJDUTI, por si e verifikoj Opozita dhe se verifikon dot Shteti që një narkotrafikant është narkotrafikant!”- shkruan Balliu në Facebook.

Postimi i Klevis Balliut:

Përfshirjen në narkotrafik, Edvin Rama e ka kriter për të bërë karrierë në Rilindje.

Se verifikonim dot thotë Edvin HAJDUTI, por si e verifikoj Opozita dhe se verifikon dot Shteti që një narkotrafikant është narkotrafikant!

Ti jo vetëm e dije por përfshirja në narkotrafik ishte arsyeja pse e promovove.

Por qytetarët duhet të dinë se nëse ka një narkotrafikant një baron të drogës në Shqipëri ai është Edvini i kanabisit.