TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
32 vjeçari Albert Alterziu nga Elbasani ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në lokalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:45 të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan. Alterziu është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 4 orë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve. TPZ.AL