TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur se projekti për Unazën e Re në Tiranë, po lë pa shtëpi në mënyrë të paligjshme, 1 mijë familje, ndërsa këtë vendim të qeverisë e ka cilësuar si spastrim etnik, duke e krahasuar me atë çfarë Serbia i ka bërë Kosovës.
“Projekti ndërkohë që marrim në analizë aferën duket se ka disa probleme serioze, është 20 milion euro për 1.9 km. A nuk është ky një çmim 3-4 fish më i lartë?!
Këtë e kanë bërë serbët në Kosovë, të shkosh dhe t’u thuash për 24 orë të dilni nga shtëpia, si mund të bëhet kjo?! Ky është spastrim etnik…
Janë shkelur të drejtat e banorëve.
Thelbi është ky, që projekti është hartuar nga një komani që e ka sjellë pa propozuar projektin. Vjen i pakonsultuar me banorët. Është një shkelje e ligjit, që tani ka shkuar te pragu i 1 mijë familjeve shqiptare, që u thanë se do t’u prishin shtëpinë, pa u çuar asnjë copë letër”, është shprehur Basha në nisje të bisedës.