AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 22:10

Bushati: Balla dhe Veliaj pranojnë që vjedhin, por thonë se edhe Luli me kunatin marrin disa para

Bushati: Balla dhe Veliaj pranojnë që vjedhin, por thonë se edhe

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur rreth akuzave që mazhoranca i bën kreut të opozitës Lulizm Basha, se ai i vendos gjoba oligarkëve. Bushati tha, se pafytyrësia e Taulant Ballës apo Erion Veliajt, ka arritur në atë pikë, që e pranojnë vjedhjen, por thonë se edhe Basha merr një pjesë të parave.

"Është akuzuar kryetari i opozitës se i vë gjoba oligarkëve. Unë nuk e vë dorën në zjarr se këtë punë e bëjnë të gjtihë partitë.  Më shqetëson fakti, që shoh nga Veliaj, Balla, dalin në tribuna dhe thonë Luli me kunatin i vënë gjoba biznesmenëve. E marrim të vërtetë. Por për cfarë? Një biznesmeni në punë të vet nuk i vë dot gjoba. Pafytyrësia ka arritur deri aty, sa thotë, ti vë gjobë, se do të marrësh një pjesë nga lekët që dua të ndaj me këtë.

Nëse je në rregull ti, si do vendosë gjoba opozita?

Kanë hequr fasadën që nuk vjedhin, kanë arritur në pikën, "ne vjedhim, por pak vjedh edhe Luli me kunatin".

/TPZ.AL/