AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 22:04

‘Unaza e madhe’, Basha: Po favorizohen biznese të krimit të organizuar që kanë pasur përfaqësues në grupin e PS-së; po bëjmë verifikimet

‘Unaza e madhe’, Basha: Po favorizohen biznese të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për projektin e ‘Unazës së Madhe’ tha se ka një pretendim se po favorizohen disa objekte tregtare të krimit të organizuar të cilët kanë pasur përfaqësuesit e tyre në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Basha u shpreh se po bëhen verifikimet në lidhje me këto pretendime.

“Shoh që ka favorizim të disa objekteve. Ka një pretendim se po mbrohen objekte tregtare të përfaqësuesve të krimit të organizuar që kanë pasur përfaqësues të tyre në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Po bëjmë verifikimet”, u shpreh Basha.