TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha, tha se gjuha e përdorur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj ndaj protestuesve ishte gjuhë raciste, duke iu referuar deklaratës së kryebashkiakut se disa shpellarë nuk do ta pengonin këtë projekt të rëndësishëm për Tiranën.
I ftuar në ‘Real Story’, Basha deklaroi se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar fare mirë se gjuha e Veliajt ishte raciste dhe i drejtohej shqiptarëve që vijnë nga veriu i vendit.
‘Kemi qytetarin e parë të Tiranës që u drejtohet protestuesve shepllarë dhe vijmë aty s kjo nuk ka të bëjë me njerëzit. Por makutëria e madhe e bën qytetarin e parë të Tiranës që të ofendojë qytetarët, sepse është tenderi 20 milionë eurosh. Ju e dini fare mirë se çfarë është ajo ‘Shpellar’ që Veliaj ju drejtua qytetarëve, ajo është racizëm’, deklaroi Basha.