AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 23:27

Kroacia fundos Spanjën në limite

Kroacia fundos Spanjën në limite

Kroacia dhe Spanjë dhanë gjithçka në fushë në një 90-minutësh plot emocione, që u luftua deri në sekondën e fundit. Nënkampionët e botës u duhej me doemos fitorja dhe ia arritën duke mundur 3 – 2 spanjollët, të cilët u ndëshkuan në momentin e fundit nga mbrojtësi Tin Jevdaj.

Humbja 6 – 0 në Spanjë nuk u shlye plotësisht, por rëndësi ka që kroatët tani e kanë vetë në dorë fatin e tyre. Një fitore ndaj Anglisë në “Ëembley” do të mjaftonte për të siguruar biletën për më tej, ndërsa Spanjës i duhet të shpresojë që në përplasjen në tokën angleze të ketë një barazim, vetëm ky rezultate do i siguronte “La Rojas” vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër të Ligës A, Belgjika mundi me rezultatin 2 – 0 Belgjikën, rezultat ky e çon e qetë në ndeshjen finale të Grupit ndaj Zvicrës. Bosnja e Hercegovinës i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Austrisë për të siguruar vendin e parë në grupin e saj dhe rrjedhimisht ngjitjen automatike në Ligën A.

Finlanda u mund nga Greqia me rezultatin 1 – 0, por kaq ka mjaftuar që skandinavët të festojnë në mes të Athinës, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2 – 0 dhe vendi i parë në grup u sigurua automatikisht. E të mendosh që fillim të turneut mendohej se gara e Finlandës do të ishte vetëm me Estoninë për të shmangur vendin e fundit.

LIGA A

Kroaci 3 – 2 Spanjë

Shënues: Kramariç 54’, Jevdaj 69’, 90+3’ / Sebajos 56’, Ramos 78’ (pen)

Belgjikë 2 – 0 Islandë

Shënues: Batshuaji 65’ 81′

LIGA B

Austri 0 – 0 Bosnjë

LIGA C

Greqi 1 – 0 Finlandë

Shënues: Granlund 25’ (aug)

Hungari 2 – 0 Estoni

Shënues: Orban 8, Szalai 69’

LIGA D

Kazakistan 1 – 1 Letoni

Shënues: Sujumbajev 37’ / Rakels 49’

Andorra 1 – 1 Gjeorgji

Shënues: Martinez 63’ / Çakvetadze 9’

Luksemburg 0 – 2 Bjellorusi

Shënues: Dragun 37’, 54’

San Marino 0 – 1 Moldavi

Shënues: Damsakan 78’