TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në "Open" të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.
Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.
“I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike”, shtoi kreu i shtetit.
“Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Duhet të jemi të qetë në retorikë dhe të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona”, shtoi Presidenti.
Do ndikojë ngjarja në Bularat negociatat me Shqipërisë e Greqisë?
“S’ka arsye pse duhet të ndikojë. Duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet për acarimet e marrëdhënieve shqiptaro-greke do të vijojnë. E rëndësishme që ne të jemi të qetë dhe të përmbajtur”.