TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Profesori Selami Xhepa, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se Partneritetet Publike Private, të njohura si PPP, do të nxjerrin borxhin publik jashtë çdo niveli të parashikuar dhe se janë një rrezik.
"Problemi thelbësor që kemi është se PPP, me kostot e tej fryra që do të rezultojnë në fund, do të nxjerrin borxhin publik jashtë cdo niveli të parashikuar. Kjo ndodhi me Portugalinë apo Qipron. Vetë Eurostat, ka bërë mea culpa dhe ka thënë se këto janë pjesë e borxhit.
Ligji i buxhetit, thotë që borxhi publik duhet të shkojë në 60%. Ne marrim akoma më shumë borxh, për të shlyer borxhin. Ky është një makinacion dhe po përdorim kontabilitet mashtrues".
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/15/pse-po-i-paguajme-kaq-shtrenjte-koncesionet/