AKTUALITET, 15 Nëntor 2018, 22:48

Artan Hoxha plas bombën/ Tregon kush janë personat që do shkojnë pas hekurave

Artan Hoxha plas bombën/ Tregon kush janë personat që do

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në  Tv Klan ka bërë një deklaratë bombë. Ai ka thënë se shumë shpejt do të ketë arrestime të tjera dhe se disa persona që kanë përmasat e ‘’Xhuxhit” do arrestohen.

“Aktualisht është një operacion në vijim. Do ketë arrestime, por i vonoi largimi i Xhafajt. Nëse nuk do të ishte larguar operacioni do kishte përfunduar. Disa persona që kanë përmasat e xhuxhit do arrestohen”, – ka deklaruar gazetari.

Ndër të tjera ai ka thënë se operacioni po zhvillohet në zonat Durrës, Tiranë dhe Kavajë, të cilat Hoxha i ka cilësuar ai trekëndëshi i Bermudës.

“Trekëndëshi i Bermudës është Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Xhafaj nuk tha kot më rrini afër, nuk e tha për një javë, por si duket vala e ciklonit përfshiu dhe atë”, – vazhdoi Artan Hoxha.