AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 14:08

I jepet lamtumira e fundit Aleksandër Ndokës/ Foto

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamturimrën e fundit Aleksandër Ndokës, vrarë pranë shtëpisë mëngjesin e së dielës, me breshëri automatiku.  Drejtoria e Burgjeve ka shoqëruar për në banesë djalin e tij Samuel Ndoka. Djemtë e Ndokës janë me precedentë, njëri në burg e tjetri në kërkim. Djemtë e Ndokës u dyshuan si autorë të dhunës së ushtruar ndaj nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë, Agustin Marku, por ky i fundit nuk bëri denoncim ndaj tyre dhe nuk i akuzoi asnjëherë publikisht.

Gjithashtu, Samuel e Klajdi Ndoka janë të dyshuar se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tyre plagosën (me tytën e armës) Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.

Këtij të fundit iu bë pak kohë më parë edhe një atentat tjetër me armë zjarri në shëtitoren e Shëngjinit, por sipas të dhënave, Ndokajt nuk e kanë marrë përsipër këtë krim dhe madje ka pasur një pajtim ndërmjet dy familjeve.

Aktualisht, Dushku mësohet se ndodhet në Itali për kurim pas plagës së marrë nga plumbi. Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim të dy vëllezërit, Klajdi e Samuel Ndoka. Ky i fundit u arrestua, ndërsa i vëllai është ende në kërkim. Samuel Ndoka, 18 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës, së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë.

TPZ.AL