TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të fallcifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar”.
Kështu shprehet ish-Presidenti Bujar Nishani i cili në një postim në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, thotë se “një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës”.
Postimi i plotë
Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq !
Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës.
E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të fallcifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe kompromenton seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias.
TPZ.AL