TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për dy raste që tregojnë kompromentimin e ambasadorëve në Shqipëri, konkretisht mbrojtja që ambasadori Lu i bëri kompanisë "Bankers" kur ajo hetohej nga prokuroria dhe blerja e residencës së BE-së, në një kompleks të izoluar, të quajtur "Rolling Hills", ku jetojnë oligarkët shqiptarë.
Video:
"Për mua është mesazh i gabuar, politik, moral dhe etik, të mbështetet Bankersi me atë çfarë po bën. Prokuroria shqiptare duhej lënë të hetonte. Për mua është e papranueshme që BE-ja, e cila kërkon të na ndërtojë shtetin e së drejtës, e fut ambasadën e vet, në një vend ku është futur e gjithë oligarkia shqiptare, të gjithë njerëzit që janë rrethuar me një mur, si mur burgu. Këto quhen “gated communities” dhe nuk ka në Evropë të tilla. Ambasadorja fut simbolin e Evropës atje, që krijon një polarizim të madh. Këto janë dy akte kompromentuese.", u shpreh Lubonja.
Emisioni i plotë:
/TPZ.AL/