AKTUALITET, 27 Dhjetor 2017, 12:44

I raportuar për vjedhje dyqani në Itali, si u zbulua deputeti i LSI me emër të rremë

“Panorama” publikon vendimet e Prokurorisë për dy deputetët, atij të PDIU dhe LSI, për të cilët kërkohet në KQZ heqja e mandatit pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.

Sipas vendimeve, sic e shihni edhe me poshte, në kërkesën e Prokurorisë per KQZ thuhet se Gledjon Rehovica rezulton i raportuar në Itali për vjedhje dyqani. Por ai figuron me emer tjeter ne Itali, Kusta Mina.

Kete ai nuk e ka raportuar ne formularin e dekriminalizimit qe ka dorezuar ne KQZ.

Zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.