TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur anëtarët e Komisionit të Ligjeve në një takim të veçantë rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pjesë e takimit është dhe personi nën hetim, Saimir Tahiri, i përjashtuar, nga grupi i PS-së. Mësohet se objekt i diskutimeve të tij me deputetët e ligjeve, janë dy prej temave më të nxehta të momentit.
Shkarkimi i kreut të KQZ, Klement Zguri dhe përfundimi i mandatit të kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Janë dy tema për të cilat Rama do të duhet të vendos në ditët në vazhdim.
Ndërsa për Zgurin kanë nisur procedurat e shkarkimit dhe vet shefi i qeverisë është shprehur, se si pjesë e marrëveshjes së 18 majit, nuk mund të qëndroi ende në detyrë, për Adriatik Llallën, të cilit i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, ende nuk ka asnjë detajë.
Nuk dihet se si mazhoranca do të veprojë për rastin Llalla, për aq kohë sa të drejtën për të propozuar zëvendësin e tij në detyrë e ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që ende nuk është ngritur.
TPZ.AL