AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 10:35

Kërcënimi i Beqajt nga Shullazi, çfarë vendos gjykata

Kërcënimi i Beqajt nga Shullazi, çfarë vendos  gjykata

Procesi gjyqësor kundër Emilajno Shullazit, akuzuar për një sërë veprësh penale, si gjobëvënie dhe tjetërsim i pasurisë me anë të kërcënimit, është në fazën e marrjes së provave dhe ballafaqimit të  tyre nga gjykata.

Prokuroria ka kërkuar ballëfaqimin e disa dëshmitarëve, me pretendimin se ato janë kontradiktore.

Dëshnmitari kryesor është Ylvi Beqaj, i cili ka pretenduar se është kërcënuar nga Shullazi.

Kështu është pranuar nga gjykata ballafaqimi i dëshmisë së Ylvi Beqajt dhe noterës Aida Spahiu, e cila ka firmosur kontratën e shitjes së ish-hotel Vollgës në Durrës.  Po kështu me noteren do të ballafaqohet edhe dëshmitari Besnik Musai, i cili sipas Beqajt ka dijeni për kërcënimin që Shullazi ka kryer ndaj tij.

Beqaj është kërcënuar në verën e vitit 2014.

Sipas Beqajt, për ketë marrëveshje Shullazi i kishte kërkuar 20% të pronës por me vonë, nën kërcënimin e armës kontrata ishte ndryshuar në 30%.

Beqaj ka thënë se gjatë periudhës trevjeçare të njohjes, Shullazi dhe grupi i tij i kishin kërkuar shuma të mëdha parash duke e kërcënuar me jetën e tij dhe të fëmijëve.

Po kështu është shprehur se i ka dhënë Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit rreth 600 mije euro, në periudha të ndryshme kohore, dhe kjo e kishte detyruar që të bënte denoncimin.

TPZ.AL