TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makina e një efektivi të policisë në Vlorë i është djegur makina mesnatën e së hënës. Policia e Vlorës ka dyshime se ngjarja është e qëllimshme.
Makina e djegur e policit të komisariatit të Vlorës mësohet se është në pronësinë e shtetasit Zini Zenelaj nga fshati Babicë. Ai ka qenë inspektor rendi në komisariatin e Vlorës. Ndërkohë kujtojmë se Babica është fshati i Habiljave ku u kap kamion me plot 3.5 ton drogë pak ditë më parë.
Njoftimi i policisë
Në datë 21.11.2017, në orën 03: 00 të mëngjesit, në sallën operative ka arritur një njoftim se në lagjen “Pavarësia” , pranë palestrës së mundjes, një automjet ka marrë flakë.
Shërbimet e zjarrëfikjes kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga hetimet paraprake është vërtetuar se mjeti është në pronësi të shtetasit Z.Z., punonjë si Komisariatit të Policisë Vlorë.
Në pjesën e përparme të makinës, është konstatuar lëndë djegëse, për këto arsye dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
TPZ.AL