TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.
Gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij.
“Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai.
I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni kishte objekti, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.
Noizy ka pohuar se e ka ditur se kush ia ka vendosur tritolin.
“E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, ka thënë këngëtari.
Rigels Rajku, reperi i njohur si Noizy, dëshmoi të martën në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme.
Dëshmia e Noizyt:
Prokurori: Jeni në gjendje të shpjegoni për episodin kur u vendos eksploziv në biznesin tuaj në Durrës në qershor 2022?
Noizy: Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit.
Prokurori: Çfarë funksioni kishte objekti
Noizy: Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash.
E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë.
Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?
Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.
Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?
Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet social. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.
Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?
Noizy: Nuk e mendoj, Merr shumë faj. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?