AKTUALITET, 15 July 2026, 19:04

Gjermania përshëndet mbylljen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në: Të vijojë ritmi i reformave

17.jpeg

Gjermania ka përshëndetur përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, pas mbylljes së përkohshme të tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Europian. Ambasada gjermane në Tiranë e ka cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit, duke vlerësuar reformat dhe përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare.

Deklarata e Ambasadës gjermane:

“Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 – kapitujt e parë që u mbyllën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së, për të thelluar bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, për të promovuar marrëdhënie më të ngushta arsimore dhe kulturore dhe për të kontribuar në forcimin e sigurisë ekonomike të BE-së.

Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme-edhe në fushën e Themeloreve.”