AKTUALITET, 19 October 2026, 19:52

Gazment Bardhi shpërthen pas arrestimeve masive në Tiranë: Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë?!

Gazment Bardhi shpërthen pas arrestimeve masive në Tiranë:

Arrestimet me forcë dhe rrethimi ushtarak i rrugëve të kryeqytetit pak çaste më parë kanë nxitur një reagim të ashpër nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Përmes një deklaratë pas pamjeve të dhunës policore dhe kapjes së të rinjve në rrugë, Bardhi i ka drejtuar akuzat më të rënda drejtpërdrejt drejtuesve të policisë dhe urdhëruesve politikë të dhunës.

“Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë, more plehra?! Fëmijët tuaj dhunoni, i lini rrugëve të plagosur, more mostra?!” shkroi Bardhi.