TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të premte në studion e TVSH-së në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Suke folur për ndërtimin e qeverisë së re ai u pyet shkrirjen dhe emrat që zgjodhi për të drejtuar dikasterin. Gazetari i vuri në dukje se me gjithë numrin e grave në qeveri ato kanë dikastere pa peshë, pasi punët më të mëdha u janë dhënë burrave.
“Nuk besoj se këtë gratë që drejtojnë mbrojtjen, arsimin, shëndetësinë janë punë të lehta. Janë çështje me një barrë të madhe si përshembull shëndetësia. Nuk është më e lehtë të drejtosh arsimin apo shëndetësinë sesa financat” – tha Rama.
Rama u pyet edhe për faktin se tre ministra, Ahmetaj, Peleshi dhe Gjiknuri kanë peshën e gjysmës së qeverisë.
“Sinergjia e krijuar mes disa sektorësh ka një llogjikë të vetën. Nuk mund të them se disa ministri janë më të rënda në peshë se disa të tjera” – u mbrojt Rama.