TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë në histori, vitin e shkuar u zhvillua në Europë kompeticioni i UEFA-s, Liga e Kombeve. Në këtë turne, skuadrat kombëtare synonin që të merrnin një biletë për të luajtur në “Play Off” të Europianit, duke pasur një shans më shumë për t’u kualifikuar.
Liga e Kombeve funksiononte me 4 Liga, ku secila kishte grupe të ndryshme dhe disa grupe kishin më pak, e disa më shumë skuadra. Së fundmi, UEFA ka bërë një tjetër ndryshim dhe formati ka ndryshuar. Liga A që në vitin e parë kishte 4 grupe me nga 3 skuadra secili grup, tashmë do të ketë 4 grupe me nga 4 skuadra.
E njëjta gjë është edhe në Ligat B dhe C, ku secila ligë ka nga 4 grupe dhe me nga 4 skuadra teksa në Ligën D janë vetëm 2 grupe dhe njëri grup ka 4 skuadra e grupi tjetër ka 3. Ndryshim do të ketë mënyra se si përcaktohen skuadrat që do të bien nga Liga.
Në Ligat A dhe Ligat B do të bien një Ligë më poshtë të gjitha skuadrat që renditen në vendin e fundit. Ndryshe ndodh në Ligën C ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova. Nga Liga do të bien vetëm 2 skuadra. Në katër grupe janë skuadrat e vendeve të fundit, ato që do të zhvillojnë mes tyre nga dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe dy humbësit, do të luajnë në Ligën D. Nga Liga D, do të ngjiten dy skuadra në Ligën C, ndërsa nga çdo Ligë do të ngjiten 4 skuadra një ligë më lart.