TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është drejtori i spitalit rajonal të Lezhës, i cili, tri ditë pasi ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli konkursin për drejtuesit e rinje të këtyre institucioneve, nuk pranon të japë dorëheqjen.
Pashk Smaçi, prerazi thotë se refuzon të ndërmarrë një veprim të tillë, duke e argumentuar kështu:
“Jo, nuk e kam dhënë dhe as nuk do ta jap dorëheqjen. Nuk kam ardhur me vullnet apo dëshirë personale në këtë karrige, prandaj do të largohem kur qeveria dhe ministria të emërojnë drejtorin e ri”. – shprehet ai.
Smaçi sqaron edhe punën që aktualisht po bëhet nga kjo drejtori, për evidentimin e ndërtimeve pa leje në hapësirën publike përreth spitalit.
“Ka tri ditë qe kemi nisur me evidentimin e këtyre subjekteve. Janë dy lokale brenda territorit, njëri është i hipotekuar, ku organizmat përkatese do të marrim veprimet e duhura sipas ligjit. Ndërsa, subjekti i dytë është me qira në ambientet e spitalit, ku do të ndërpresim rinovimin e kontratës e do t’i japim afat të liroje këtë hapësirë. Jashtë mjediseve të spitalit ka subjekte që kanë ndërhyrë, duke krijuar akses në oborrin e ketij institucioni dhe për to kërkohet të merren masa. Ne nuk kemi pasur probleme prej asnjërit prej tyre, por urdhri është i qartë, prandaj do të veprohet sipas udhëzimit te MSHMS”. – shton ai
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet, duke ndjekur kriteret për të aplikuar