AKTUALITET, 24 Shtator 2017, 17:09

Qazim Sejdini i bën kërkesë OKB-së: Duam tramvaj në Elbasan!

Qazim Sejdini i bën kërkesë OKB-së: Duam tramvaj në

Si është trafiku sot në Elbasan? Si perceptohet qyteti i së nesërmes? A ka nevojë Elbasani për një metro apo tramvaj?

Të gjitha këto janë disa pikëpyetje që ngrihen kur Elbasani vazhdon të mbetet një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë krahas Tiranës dhe Durrësit. Qarkullimi në qytet mbetet një nga sfidat, e madje një nga shqetësimet kryesore. Në një takim që u zhvillua në Bashkinë e Elbasanit me përfaqësues të OKB një nga kërkesat e kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini për donatorët ishte pikërisht që të parashikohet qarkullimi i së ardhmes në Elbasan. Sejdini kërkoi që minimalisht të parashikohet një tramvaj elektrik për rrugët kryesore të Elbasanit. Përfaqësuesit e OKB nuk dhanë as miratim për po e as për jo por u shprehën: Ejani ta bisedojmë në zyrat tona. Aktualisht Elbasani ka nevojë për modernizim të transportit urban. Ky shërbim po mbulohet mirë nga një kompani private. Por për shkak të zgjerimit të qytetit dhe rritjes së popullsisë duket se del e nevojshme që Elbasani i së ardhmes të konceptohet edhe me tramvaj. Një ide që duket pak e realizueshme pasi as në Tiranë nuk po implementohet. Megjithatë, në morinë e problemeve që ka ky qytet, tramavaja duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të të shkojë në mendje. /Infoelbasani