TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e së enjtes, Ministria e Drejtësisë publikoi listën me 24 emrat e drejtorëve të rinj të burgjeve në të gjithë vendin.
Ajo që bie në sy, është se në këtë listë është edhe ish-gazetarja Elona Demollari. Ajo është emëruar drejtoreshë e burgut të grave në “Ali Dem”.
Demollari do të marrë kështu postin e Jetmira Sulës, e emëruar në tetor të vitit të kaluar.
Ish-Gazetarja Elona Demollari, prej shumë vitesh ka punuar si zëdhënëse për mediat e Avokatit të Popullit, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Igli Totozani.
Ndërkohë që në të kaluarën ka qenë edhe gazetare e gazetës “Shekulli”.
Drejtuesit e rinj të burgjeve u shpallën pasi dolën fitues në konkursin e zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë.
Drejtorët e rinj të burgjeve:
Fushë Krujë – Agron Hysi
Sarandë – Nasip Hoxha
Vlorë – Ilir Aliaj
Tepelenë – Redi Rama
Shkodër – Gezim Selimi
Rrogozhinë – Ibrahim Bejo
Peqin – Emin Shpata
Lushnjë – Judmir Shurdhi
Tropojë – Flutura Vatoci
Kukës – Seit Vucaj
Korçë – Novruz Hoxha
Lezhë – Shaban Hysa
Fier – Arjan Hasani
Elbasan – Andis Salla
Burrel – Fatjon Kurti
Berat – Hikmet Kellici
Krujë – Abaz Lleshi
Durrës – Qazim Hoxha
“A.Demi” – Elona Demollari
“J.Misja” – Maksim Hamiti
“M.Peza” – Mithat Shimaj
Kavajë – Njazi Deliu
Vaqar – Petrit Myslymi
Spitali Burgjeve – Apostol Luca