AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 11:15

FOTO/ Topalli feston ditëlindjen, ja si e surprizojnë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefiina Topalli  në ditën e saj të lindjes, është surprizuar nga një grup të rinjësh.

Ata kanë organizuar paraditen e sotme një festë surprizë për ish-deputeten shkodrane, ku qershia mbi tortë ishte mesazhi i urimit për zonjën Topalli.

“Edhe 100 vite të tjera kontribut për Atdhe”, shkruhej në mesazhin mbi tortën që të rinjtë shkodranë i dedikuan Topallit.

Festa kaloi me biseda dhe batuta mes zonjës Topalli dhe të rinjve, që ishin një buçetë tjetër e gëzuar në ditëlindjen e politikanes shkodrane.