AKTUALITET, 26 Nëntor 2017, 10:47

Jul Deda rrëfen marrëdhëniet me Bashën, çfarë thotë për kritikat që i bënë në FB

Jul Deda rrëfen marrëdhëniet me Bashën, çfarë

Aktori i humorit Jul Deda, është shprehur gjithmonë i hapur për atë se çfarë ndjen për situatën në PD dhe për mënyrën se si lidershipi i saj drejton.

Madje ai njihet tashmë për qendrimet e hapura, shumë herë edhe kritik direkt i kryedemokratit Lulzim Basha.

Aktori i humorit, Jul Deda është një ndër anëtarët e Partisë Demokratike, në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ne “Ora News”, ai ka treguar se si i ka marrëdhëniet me kryetarin e partisë, Lulzim Basha.

“Marrëdhënie institucionale besoj. Se unë jam anëtar i partisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Për statuset e fundit në Facebook, nuk më ka bërë vërejtje drejpërdrejtë por më kanë thënë të tjerë pse i bëj.

Unë i them disa gjëra se duhen thënë. Ndonjëherë kur i sheh disa gabime te vetja, të bën dhe më të besueshëm dhe tek të tjerët. Unë kam këndvështrim tjetër për opozitën. E shoh më aggresive, më konservatore,” – u shpreh ai.

Juli shtoi se opozita duhet ta shfrytëzojë faktin që ka shumë skandale dhe duhet të jetë sa më pranë njerëzve në nevojë.