TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka vrarë mbi 180 mijë njerëz në mbarë botën dhe ka infektuar më shumë se 2 milionë të tjerë. Në raportimet e bilanceve që ka bërë çdo shtet i prekur nga koronavirusi është vënë re se të moshuarit janë edhe grupmosha më e prekur nga Covid-19. Kujtojmë që përveç spitaleve shumë vdekje ka pasur edhe në azilet e pleqve.
Ky lajm është bërë me dije nga kreu rajonal për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Dr. Hans Kluge.
Kluge deklaroi në një konferencë për shtyp ditën e sotme se shumë shqetësuese bilanci i viktimave që raportohet nga qendrat kujdesit.
“Sipas të dhënave që vijnë nga Europa, më shumë se gjysma e atyre që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, ishin banorë të qendrave të kujdesit. Është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore.”- u shpreh ai.
Në shumë video e foto të publikuara nga mediat e huaja shihet se azilet e të moshuarve janë kthyer në “tragjedi” për shkak të numrit të lartë të vdekjeve që shënohet orë pas ore.
Në shtetet më të goditura nga virusi, si Italia, Spanja, Gjermania, Francë e Britania e Madhe shumica e të vdekurve janë banorë të këtyre azileve ku jetojnë të moshuarit.
Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë.