SPORT, 10 Korrik 2018, 09:45

Foto/ Prezantimi i fanellave të reja, Milani i ngatërron emrin mesfushorit

Milani prezantoi dje fanellën e dytë të skuadrës, me një dizajn ndryshe nga ai i pari. Përveç se fanellës së re, kuqezinjtë kanë ndryshuar edhe sponsorin teknik, duke kaluar nga Adidas te Puma. Por mesa duke, kompania e re nuk ia ka marrë dorën fanellave të Milanit duke u ngatërruar keq në ceremoninë e prezantimit.

Ngatërrimi ka të bëjë me emrin e mesfushorit turk Hakan Çalahanoglu. Në fanellën e dytë të skuadrës ishte shkruan Çhalanoglu dhe jo Çalhanoglu.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar tifozëve, të cilët nuk i kanë kursyer talljet në rrjetet sociale. Bonaventura, Bonuçi dhe Kaldare, ishin 3 futbollistët e tjerë që morën pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e prezantimit të fanellës së dytë.