AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 10:28

FOTO/ Tensione në Kamëz, mbështetësit e PD shqyejnë derën e KZAZ, policia hedh gaz lotsjellës


Dita e sotme ka nisur me tensione në Kamëz, pranë KZAZ, ku militantë të Partisë Demokratike kanë vendosur të zbatojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ka anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.

Sakaq, ata kanë tentuar të hapin me forcë portën e shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore të kësaj KZAZ, dhe pas disa tentativave e kanë hapur.

Policia është përplasur me mbështetësit e PD-së, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.