TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja Rudina Hajdari, ka vendosur të japë rrogën e saj mujore për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj mbrëmjen e kaluar në Shkodër, teksa një grup personash u përpoqën të dëmtonin materialet zgjedhore.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja Hajdari ka deklaruar se djegia e shkollës ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Postimi i Hajdarit:
Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servilë të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin:
‘Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier’.
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.