AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 09:11

Pas tensioneve në Shkodër, simpatizantë të PD-së protestojnë pranë KZAZ-së në Kavajë

Pas tensioneve në Shkodër, simpatizantë të PD-së


Mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës drejtues të degës së PD-së janë duke protestuar pranë KZAZ-së e cila gjendet tek shkolla “Tre Dëshmorët”.

Ende nuk ka përplasje por situata në vijim edhe mund të tensionohet.

Theksojmë se një ditë më parë pati tensione në Shkodër dhe Tropojë. Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD u përplasën me policinë.

Simpatizantët e PD-së i vunë zjarrin një shkolle të kthyer në KZAZ.

Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve. Po kështu edhe mbështetësit e PD hynë dhe shkatërruan dyer e dritare në Tropojë.