TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një debat ka pasur Edi Rama me një qytetar për situatën politike në vend, ku nuk ka munguar edhe një kërcënim nga ana e kryeministrit.
“O kadri ai i arrite pritshmëritë”, ka qenë mesazhi i një qytetari të quajtur Vilson Kulemani ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili këtë të fundit e ka acaruar. “Po rri rehat se do kesh një mësim edukate siç e kërkon, rri rehat”, i është përgjigjur menjëherë Rama.
Biseda ka vijuar më tej me mesazhe ku Rama i sqaron qytetarit se nuk ka bërë kërcënim ndaj por do i bëj atij një edukim shumë shpejt.
Duhet të themi se situata politike në vend është e trazuar. 16 përgjimet e BILD për dosjen 184, protestat e opozitës, shkarkimi i Metës, zgjedhjet e 30 qershorit janë ende tema të nxehta për të cilat nuk po gjendjet zgjidhje.
Në vend nuk kanë munguar tensionet, si në Shkodër, Tropojë dhe Kavajë.
