AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 09:25

Dekreti i Metës kalon në Kolegjin Zgjedhor, ja data kur do të shqyrtohet

Dekreti i Metës kalon në Kolegjin Zgjedhor, ja data kur do të


Dekreti i presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve do të kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor në datën 24 Qershor.

Ankimi për këtë dekret u bë nga ana e partisë së Idajet Beqirit, pasi KQZ vendosi që të mos e ç’regjistronte partinë e tij nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Në thelb kolegji do të shqyrtojë kërkesën e Beqirit për ç’resgjistrim, dhe nëse vendos pro, praktikisht kolegji do të njihte dhe dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Dekreti i presidentit Meta ka sjellë një sërë përplasjesh në Bashkitë e vendit, duke qenë se në njësitë lokale që drejtohen nga opozita është kërkuar që të lirohen ambientet e marra nga KQZ.