AKTUALITET, 12 Janar 2018, 14:56

FOTO LAJM/Basha në kafe me Monika Kryemadhin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një takim informal në hotel “Rogner”. Kjo foto është shkrepur pak minuta më parë. Krah tyre shihen edhe bashkëpunëtorët, si Fatmir Mediu i PR, Jemin Gjana (PD) dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Protesta e 27 janarit duket se zë vend edhe në bisedat e fundjavës të drejtuesve të opozitës.