TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reforma në drejtësi po merr formë gjithnjë e më tepër. Këtë të premte kanë qenë vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të cilët kanë dorëzuar rekomandimet për kandidatët e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ka qenë vetë kryetarja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera e cila ka bërë të ditur këtë përmes në një status në “Twitter”, ku thekson se vendimtare do të jetë ecja përpara në kuadër të forcimit të sistemit dhe pavarësisë së gjyqësorit.
“Vëzhguesit e Operacionit Monitorues Ndërkombëtar ofrojnë rekomandime për kandidatët e shoqërisë civile për vendet në Këshillin e ri të Prokurorit të Lartë. Vendimtare të ecim përpara me formimin e organeve vetëqeverisëse në gjyqësor”, shkruan Calavera.
Mësohet se në bazë të raportit të dorëzuar, Entela Hoxhaj, nga Shoqëria Civile, është renditur e para në listën e kandidatëve.