AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 09:59

FOTO/ I bie pema sipër, plagoset prindi te këndi i lojërave te Liqeni

Ditën e djeshme një person është lënduar te Parku i Liqenit në Tiranë, pasi një pjesë e pemës ra sipër tij, si pasojë e erës së fortë që frynte.

Në disa foto të postuara nga dëshmitarë të rastit shihet se në vendngjarje ka mbërritur  ambulanca për të bërë të mundur transportimin e të lënduarit drejt spitalit.

Pavarësisht se pemët e thara mbeten një shqetësim mjaft serioz, kjo ngjarje nuk e ka bërë të reflektojë aspak kreun e Bashkisë së Tiranës, që pak minuta më vonë postonte në rrjetet sociale, foto duke mbjellë të tjera pemë nga liqeni.

Reagimi i aktivistit Zirkon Disha për ngjarjen mbrëmjen e djeshme:

Po frynte erë e fort dhe parku ishte plot. Kalamaj dhe të rritur. Zotëria ishte me gruan dhe çunin te këndi i lojërave. Nja 5 vjeç. Pema dukshëm ishte e tharë. Nuk e di se në cilën pjesë u godit. U zverdh dhe ra në tok. Erdhi ambulanca dhe e morën me barrelë. (rrëfimi i Jonit)

Sot rreth orës 14:00, tek Këndi i Lojërave, Parku i Liqenit ndodhën dy ngjarje. Prindi i një fëmije rreth 5 vjeç u aksidentua brenda Këndit të Lojrave nga thyerja e degëve të një peme. Siç shihet ne fotot e postuara nga Jon Grabocka. Ambulanca e merr pa ndjenja zotërinë dhe pas kësaj nuk ka asnjë lajm tjetër për ngjarjen.

Lajmi tjetër:

Kryetari 8 bashkisë, Erion Veliaj shfaqet sërish duke mbjellë pemë, një orë pas ngjarjes. (nëse bazohemi ne kronoligjinë e postimeve, të bërë publike në faqen e tij të FB, ngjarjet mund të kenë ndodhur në të njëjtën kohë).