AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 09:15

FOTO/ Papa Françesku vizitë historike në Abu Dhabi, pritet nga Princi i Kurorës

Papa Françesku mbërriti në Abu Dhabi, për një vizitë tre-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Duke zbritur nga avioni, Papa u prit në një dhomë nderi nga princi kurorës Bin Sayed dhe u përshëndet nga imami i madh i Al Azhar, Al-Tayyeb. Gjatë vizitës, është planifikuar një meshë në natyrë në të cilën do të marrin pjesë rreth 135 mijë besimtarë.

Në fund të ceremonisë së shkurtër në aeroport, Papa u nis me imamin e madh drejt vendit ku qëndrojnë mysafirët e shquar të Emirateve.

Një orë përpara nisjes në udhëtimin e tij historik, Papa u lut publikisht për viktimat e luftës në Jemen.

“Popullsia është e lodhur nga konflikti i gjatë, shumë fëmijë vijnë të uritur, por nuk është e mundur për të arritur depozitat ushqimore”, tha Francis në fjalimin e tij të përjavshëm Angelus në Vatikan.

“I bëj thirrje palëve të përfshira dhe bashkësisë ndërkombëtare që të punojnë urgjentisht drejt respektimit të marrëveshjeve të dakorduara, për të siguruar shpërndarjen e ushqimit dhe për të punuar drejt të mirës së popullsisë,” tha ai.