TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë protestën e tyre e kanë kaluar në tjetër nivel.
Përmes një vendimi me shumicë votash, drejtuesit e Personelit Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisë në raport me universitetin.
Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe 2 kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.
Ditë më parë mbledhja e senateve në Universitetin e Tiranës i kërkoi qeverisë të reflektonte mbi disa propozime, që në thelb mbronin autonominë e universitetit. Krahas kësaj, ata parashtruan si pikë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe ndalimin e shantazhit ndaj pedagogëve.