TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pas vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili me anë të një vendimi kishte vendosur që sot të zhvillohej mësim, studentet kane pershkallezuar protesten.
Mengjesin e sotem protestuesit kane mbyllur brenda administraten dhe kane bllokuar hyrjet e tre fakulteteve per te mos lejuar zhvillimin e mesimit.
“Ne kemi vendosur te pershkallezojme situaten, bllokuam administraten brenda, dhe tre fakultete, godinen e Juridikut, te Shkencave te Edukimit dhe te Gjuhe Letersise”- thote nje nga studentet, duke shtuar se nuk do te behet mesim deri ne plotesimin e kerkesave.

Studentët e Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.
Pas bllokimit studentet protestues jane perfshire ne debat me rektorin Adem Bekteshi, te cilit i kane thene se nuk do te hapin dyert pa u plotesuar kerkesat. “Kur i keni rregulluar kushtet, apo pasi shkojme te gjithe ne neper spitale me bronkopneumoni”.
Rektori: Nuk e marr personave, por duhet te hapni dyert dhe zyrat se keni bllokuar punen.
Studentet: Do i hapim pasi te shohim sa i paster je ti, ca doktorature ke…