TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale e kanë mbajtur fjalën. Ashtu sikurse kishin lajmëruar një ditë më parë, sot ata kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në oborrin e fakultetit duke iu bashkuar grevës së pedagogëve.
Sikurse shihet në fotot e mëposhtme, të cilat i ka sjellë në redaksinë e “Hashtag.al” gazetari Isa Myzyraj, studentë e pedagogë janë bërë bashkë.
Pedagogët e këtij fakulteti kanë lajmëruar që sot do të nisnin grevën e urisë, pasi nuk kanë marrë një përgjigje ndaj kërkesave të tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ata u kanë bërë thirrje edhe pedagogëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen kësaj greve.



[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/shkoder.mp4"][/video]