Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja e saj në Big Brother, Rike Roçi mbete një nga femrat më të komentuara të showbizit, më se shumti për fotot e saj shpeshherë provokuese.
Por ish banorja e ‘Big Brother 3’ së fundmi po realizon ëndrrën e saj të aktrimit dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në llogarinë e saj në Instargram.
Ajo kohë më parë ka deklaruar se ka nisur studimet për aktrim pasi ishte përzgjedhur nga akademitë më prestigjioze në Itali. Në një video të publikuar në Instastory ku shfaqeshin dy sekuenca të shkëputura nga provat në teatër.
Gjithashtu ajo ka publikuar dhe një foto ku tregon se shumë shpejt do ta shohim në skenën e teatrit.