TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka zgjatur më pak se tre ditë qetësia në Jug të vendit, ku mëngjesin e sotëm janë dhunuar tabelat rrugore, që kishin si gjuhë të parë atë shqipe.
Ka qenë historiani Arben Llalla ai që ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa shton se tabelat janë rrëzuar nga ekstremistët grekë.
“Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke.
Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelat e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë…”,shkruan historiani Arben Llalla në Facebook.
Kujtojmë se lidhur me këto tabela ka pasur një përplasje që zgjati për disa ditë, mes përfaqësuesve të minoritetit dhe institucioneve shqiptare.
Fillimisht tabelat ishin vendosur me gjuhë të parë atë greke, dhe më pas me ndërhyrjen e ARRSH-së, tabelat u kthyen në normalitet, me gjuhë të parë atë shqipe.
Sipas ARRSH, “këto tabela sinjalizuese po ashtu nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emërtimeve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.
Si rrjedhojë, duke e konsideruar vendosjen e këtyre tabelave në shkelje të procedurave ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe Policinë Gjyqësore, kanë ndërmarrë gjatë mbrëmjes se 4 majit masat për heqjen e këtyre tabelave duke eliminuar nga rruga 35 tabela sinjalizuese, të cilat ulnin sigurinë rrugore të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës.”
