AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 10:26

Shqiptari me diplomë juridiku bëri për spital të moshuarin italian, arrestohet

Shqiptari me diplomë juridiku bëri për spital të moshuarin

Policia italiane ka arrestuar 27vje çarin shqiptar si autor të plagosjes për motive të dobëta të një burri të moshuar. Pas plagosjes me sende të forta i riu shqiptar u largua menjëherë nga vendi i krimit duke qëndruar në arrati për disa ditë.

Shqiptari ishte i papunë edhe pse ishte i diplomuar në Juridik. Ai tashmë akuzohet për dhunë të rëndë, por me gjasë akuza do të rëndohet në tentativë vrasje, për shkak të gjendjes së rëndë të italianit.

Para policisë autori nuk bëri asnjë rezistencë. Tashmë është në burg në Bergamo. TPZ.AL