TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu u ndal në Vlorë nga Flamurtari, në një barazim 1-1.
Vlonjatët janë befasuar vetëm në fundin e ndeshjes ndaj Skënderbeut, teksa Muzaka barazoi rezultatin në mënyrë të befasishme.
Skuadra e Duros zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar në 45 minutat e para, teksa gjeti dhe golin e avantazhit.
Në minutën 38 pas një goditje dënimi është Bici, i cili arrin ta shtyjë topin në rrjetë pas një goditje me kokë të Sidibe.
Fraksioni i dytë i ndeshjes është i hapur me raste në të dyja protat. Vlonjatët shënojnë sërish me Bushiç, por arbitri e anulon golin për një faull ndaj portierit Shehi.
Korçarët pas një aksioni nga e djathta gjejnë golin me Muzakën në minutën e 88-të, i cili goditi bukur me kokë brenda zonës.
[video width="638" height="358" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171116-200702.webm"][/video]