TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja në burg e shqiptarit Albert Baku.
Vrasja ka ndodhur në godinën e të burgut rreth orës 12: 45 të ditës së djeshme.
Bëhet e ditur se viktima ndodhej në qelinë e tij bashkë me shokët e tjerë po shqiptarë. Sipas mediave greke ai dhe banda e tij kanë pasur dijeni se Baku po transferohej në burgun e KoridHallos. Ata janë futur në qelinë e tij dhe e kanë goditur në qafë me një thikë artizanale.
Nga ana tjetër Ministria e Drejtësie ngre pyetje se përse në atë orë dera e qelisë ishte e hapur. Me ligj në Greqi ajo lejohet të jetë e hapur deri në orën 11:30 pasi të burgosurit janë numëruar dhe më pas kanë ngrënë drekën. Përveç këtij detaji, në qelinë e vrasësit u gjetën mbi 300 euro dhe thika artizanale duke hedhur dyshime lidhur me sigurinë në burgje.
Vrasësi i Bakos, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, akuzohet për vrasjen e avokatit Michalis Zafiropulos. Ai bashkë me viktimën do të dilte (sot) para trupës gjykuese ku do të përballeshin me akuzën e tentativës së vrasjes së avokatit.
Albert Baku vuante dënimin në një tjetër burg grek, pasi ishte arrestuar për ngjarjen e vitit 2014.
Në nëntor të vitit 2014, në një bar në Mikrolimano të Greqisë, ku argëtoheshin edhe fëmijë, Baku hapi zjarr me kallashnikov ku plagosi 14 persona.
Po ashtu Baku akuzohej se urdhëroi dy shqiptarë që të vrisnin avokatin grek Michael Zafiropoulos.
Baku u arrestua asokohe në Bullgari, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia greke.